Vetëm sot 3 viktima/ Si është situata në Infektiv, ministria: Vijojnë shtrimet, ja sa pacientë janë të intubuar

Jun 30, 2020 | 11:29
SHPËRNDAJE

Shtimi i rasteve te koronavirusit ne vend dhe numri i pacienteve qe humbin betejen me semundjen e ka bere kritike situaten ne Infektiv, nderkohe qe specialistet vazhdojne apelin per te rritur ne maksimum kujdesin. 

Ne deklaraten e sotme per mediat, Ministria e Shendetesise, beri me dije se vijojne shtrimet ne spitalin Infektiv.

“Vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 79 pacientë, 7 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 3 janë të intubuar”- njoftoi Ministria e Shendetesise, duke shtuar se vetem ne 24 oret e fundit, 3 paciente e humben betejen me koronavirusin.

Sipas MSH, “Pavarësisht rasteve ditore të identifikuara pozitivë, lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 25 qytetarë, duke e çuar në 1459 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë”.

Në vendin tonë aktualisht janë 1014 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

COVID-19 – Statistika (30 Qershor 2020)
Testime totale 27034
Raste pozitive 2535
Raste të shëruara 1459
Raste Aktive 1014
Humbje jete 62 (Qarku Tiranë 34, Durrës 11, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 8, Kukës 1, Elbasan 1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura