Vetëm sot 25 raste të reja, shefja e Infektivit: Kjo shifër edhe mund të shtohet, në spital janë rëndë…

May 26, 2020 | 19:18
SHPËRNDAJE

Shefja e Shërbimit Infektiv në QSUT, profesoreshë Najada Çomo deklaroi sot se situata nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri është e qëndrueshme.

Por sipas saj, ka raste të rënda në spital dhe kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve.

NAJADA COMO EKSPERTE

“Duhet të jemi realistë që ka persona të shtruar në spitalin infektiv që janë në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe duke patur parasysh që kemi patur dy vdekje brenda pak ditësh tregon për vazhdimin e gravitetit të sëmundjes, pa çka se shifra është nën 20.

Por kjo shifër mund të zvogëlohet ose të shtohet në ditët në vijim numri i personave të sëmurë. Meqe po behem 3 muaj me keta persona, do thosha qe masat e marra dhe pjesa e ruajtjes së distancimit janë elementë shumë të rëndësishëm për të ruajtur shifrat e ulëta të pacientëve të shtruar në shërbimin infektiv dhe per te bere te mundur shmangien e vdekshmerise”, tha Çomo në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura