Vetëm 3 javë përgatitje! UEFA publikon kalendarin e vitit 2022, ja kur do të kthehen klubet shqiptare në Europë

Jan 3, 2022 | 21:27
SHPËRNDAJE

Viti 2022 do të jetë shumë i pazakontë për shkak të zhvillimit të Kampionatit Botëror në Katar në muajt nëntor-dhjetor. Për këtë arsye edhe kalendari i aktiviteteve ndërkombëtare të organizuara nga UEFA ka pësuar një ngjeshje, që do të ndikojë plotësisht edhe kampionatet kombëtare.

uefa

Megjithatë, ajo që u intereson klubeve shqiptare është të mësojnë se kur do të jenë në fushën e lojës, në ndedhjet e turit të parë të Ligës së Kampioneve, apo në turin e parë të :Ligës së Konferencës. Skuadrat shqiptare do të mësojnë emrat e kundërshtarëve të tyre më datë 14 qershor, rru në Nion të Zvicrës do të hidhet shorti për turin e parë të aktiviteteve.

Kjo do të thotë se do të kenë vetëm 3 javë kohë për të studiuar kundërshtarin e përgatitur përballjet e tyre, pasi më datë 5/6 korrik të parët zbresin në fushë kampionët e Shqipërisë për ndeshjen e tyre. ndërsa me datë 7 e kanë radhën skuadrat që kanë siguruar biletën për në Ligën e Konferencës. Ndeshjet e kthimit do të jenë vetëm një javë më vonë. Nëse od të kualifikohen në turet pasardhëse, klubet shqiptare do të luajnë praktikisht javë pas jave derisa t’i japin lamtumirën turneut në të cilin marrin pjesë.

Risia e madhe e këtij viti është se faza në grupe e këtyre aktiviteteve, do të nisë që në javën e parë të shtatorit, në mënyrë që të mbyllet në fillimin e nëntorit, para se skuadrat të lëshojnë futbollistët e tyre për grumbullimet me kombëtaret për Botërorin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura