Vetëm 23 vjeç, Kylian Mbappe kalon shifrën e 200 golave në karrierë

Jan 4, 2022 | 0:14
SHPËRNDAJE

Ndonëse është vetëm 23 vjeç Kylian Mbappe ka arritur shifrën mbresëlënëse të 201 golave të shënuar në karrierë.

mbpae

Sulmuesi francez ia doli të dërgonte topin në rrjetë në përballjen e sotme të Kupës kundër Vennes. Ylli i PSG realizoi një tripletë duke arritur në total shifrën e 201 golave, nga 309 ndeshje të luajtura.

Ai i ka realizuar 150 gola me Paris Saint-Germainin, 27 me Monacon dhe 24 me ekipin kombëtar të Francës. Nëse do të vazhdojë me këtë ritëm, Mbappe do të jetë një rival serioz për Messin dhe Ronaldon, të paktën sa i takon golave të shënuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura