Vështirësi në frymëmarrje?- Ylber Ramadani shmang operacionin! Ja si është gjendja e mesfushorit të Kombëtares kuqezi

Apr 23, 2024 | 12:36
SHPËRNDAJE

Mesfushori i Kombëtares, Ylber Ramadani do të mungojë në ndeshjen e së dielës me Leçen. Arsyeja është një infeksion në qafë, që i ka shkaktuar vështirësi në frymëmarrje.

ramadani

Mesfushori iu nënshtrua menjëherë testeve dhe terapive të specializuara që e ndihmuan të shmangte operacionin. Deri më sot ai e ka kapërcyer fazën akute dhe së shpejti do të jetë në dispozicion të trajnerit Goti.

Ramadani konsiderohet lojtar kyç në formacionin e Leçes, teksa gjatë sezonit aktual është aktivizuar në 30 ndeshje të Serisë A, në të gjithë si titullar, si dhe ka shënuar një gol, atë të fitores 2-1 përballë Frozinones më 16 dhjetor.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura