Veseli zhgënjen fansat “Nuk do lidhem me Tean” (VIDEO)

Jun 25, 2015 | 11:10
SHPËRNDAJE

Vesel Kurtishaj ka bërë intervistën e parë për mediat kosovare duke treguar për eksperincën e tij dhe fitoren në Big Brother 8.

“Çdo lojtar e ka një strategji kur hyn në atë shtëpi, por ajo hidhet poshtë vetëm dy javë pasi hyn brenda. Unë nuk kam pasur një strategji por ndoshta fakti që kam qenë vetja ka bërë të jem fitues”, ka thënë Kurtishaj në “Express Sumer”.

 Ndërsa sa i përket raportit të tij me Tean, e cila po ashtu ishte pjesë e kësaj gare Veseli u shpreh: “Nuk e quaj lidhje. E kam pasur një raport shumë të mirë, e gjitha që kisha me Tean ishte afeksion. Nuk kemi pas lidhje e as nuk kemi”.

 Veseli ishte konkurrenti i fundit që ka hyrë në Big Brother dhe pos romancave dhe të mirave, u ballafaqua edhe me sfida të shumta. Sipas tij, fitoren më të vështirë e bëri hyrja e tij me vonesë në shtëpi.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura