Tashmë konfirmohet edhe ndarja e Verratit nga Laura Zaza, teksa së fundmi lojtari është parë i shoqëruar me modelen, Xhesika Aidi.
Prej kohësh qarkullonin lajme se mesfushori italian dhe modelja franceze ishin në një lidhje, por diçka e tillë nuk ishte pranuar nga të dy personat. Verrati është fotografuar me Aidin në disa evente, teksa tashmë është konfirmuar edhe një lidhje midis të dyve.
Italiani e pranoi se martesa me Laura Zazën kishte përfunduar, më të cilën kishte dhe dy fëmijë. Por, duket se 26-vjeçari nuk ka humbur kohë për të gjetur partneren e tij të re, teksa ka nisur një romancë me bukuroshen franceze.
Aidi është shumë aktive në rrjetet sociale, ku shpesh herë hedh foto provokuese me te cilat “tërbon” ndjekësit e saj të shumtë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al