Veprime të turpshme me të miturën, arrestohet adoleshenti

Feb 13, 2016 | 19:12
SHPËRNDAJE

Një adoleshent në Krujë, është arrestuar nga policia pasi herë pas here, në kohë dhe vende të ndryshme në mënyrë të përsëritur dyshohet se ka kryer veprime të turpshme me një të mitur.

Policia Diber

Ngjarjen e bëjnë me dije burimet zyrtare, në një njoftim për shtyp.

“Më datë 11.02.2016, u arrestua në flagrancë shtetasi H.H, vjeç 16, banues në Krujë,  pasi dyshohet se në kohë e vende të ndryshme, ka kryer veprime të turpshme me një 7 vjeçare. Neni 108/2 i Kodit Penal”,- thuhet në njoftimin e Policisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura