Vendosi tritol në një pub në Sarandë, pranga autorit. Hetohet edhe për ngjarje të tjera

Jul 7, 2015 | 10:38
SHPËRNDAJE

Arrestohet i dyshuari si autor i vendosjes së tritolit në një pub të Sarandës. Policia ka njoftuar se ka arrestuar 23-vjeçarin Aleksandër Seferi, banues në Qafë-Gjashtë.

Policia e Sarandes

Sipas policisë, ai dyshohet si autor i vendosjes së eksplozivit ne pub “Ecuador” ne 15 shtator 2013.

“Seferi dyshohet si tritolvënës me pagesë”-njoftojnë burime, të cilat shtojnë se ai po merret ne pyetje për shumë ngjarje në Sarandë.

Sipas policise, ne rastin konkret ai ka pranuar duke treguar dinamiken e ngjarjes. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura