Vendimi për Saimir Tahirin, ja kush janë tre gjyqtarët që kanë në dorë fatin e ish-ministrit të Brendshëm. Nga dënimi i Dritan Dajtit tek…

Sep 19, 2019 | 17:29
SHPËRNDAJE

gjyqtaret-tahiri-vendimiFati i Saimir Tahirit, ish-ministrit të Brendshëm do të vendoset sot nga një trupë prej tre gjyqtarësh. Ajo përbehet nga Flora Hajredinaj, Ardit Mustafaj dhe Irena Gjoka.

Ardit Mustafaj, është kryesues i trupës që gjyqtarëve që po vendos për fatin e Saimir Tahirit. Mustafaj është pjesë dhe trupës që po shqyrton çështjen ndaj Klement Balilit.

Ai ka marrë pjesë në vendimmarrjen, ku iu dha liria Arben Frrokut, i cili akuzohej për vrasjen e komisar Dritan Lamaj. Ndaj Ardit Mustafaj ka patur dhe një rast të kërcënimit me jetë, nëpër mjet një letre që iu hodh në banesën e tij në vitin 2012.

Flora Hajredinaj ka në shqyrtim dhe dosjen ndaj Klement Balilit. Ndërkohë që kjo gjyqtare ka shqyrtuar dhe çështjen e ngritur ndaj Dritan Zaganit, për të cilin ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg në mungesë”.

Irena Gjoka, është gjyqtarja tjetër e treshes që po shqyrton rastin Tahiri. Ajo është e njohur në karrierën e saj për dënimin e përjetshëm të dhëne për Dritan Dajtin, autori i vrasjes së 4 policëve në vitin 2009.

 

Tre gjyqtarët nuk e kanë kaluar ende procesin e vettingut dhe sipas listës së parashikimeve ata pritet të dalin në vjeshtë përpara KPK-së.

/PANORAMA.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura