Vendimi i opozitës: Bojkot mbledhjes së Këshillit Bashkiak te Tiranës, nesër në protestë

Nov 14, 2018 | 20:35
SHPËRNDAJE

Këshilltarët opozitarë në Bashkinë e Tiranës kanë vendosur të bojkotojnë mbledhjen e nesërme të këshillit bashkiak dhe të dalin në protestë krah banorëve të Unazës së Re.

Këta të fundit, prej disa ditësh, protestojnë kundër shembjes së banesave të tyre, siç parashikohet në planin për ndërtimin e “Unazës së Madhe”.

Keshilli bashkiak 2

Në një mbledhje të përbashkët që u organizua, thanë burime nga opozita, u vendos që: “si akt proteste ndaj sjelljes se paprecedente te kryetarit të bashkisë Tiranë, fyerjeve raciste, sjelljes denigruese dhe përçarëse ndaj banoreve dhe qytetareve të Tiranës, të refuzoje pjesëmarrjen në mbledhjen e nesërme të Këshillit Bashkiak Tirane, dhe ti bashkohet protestës së banoreve të Tiranës, në mbështetje të kërkesave të tyre të ligjshme, të drejtës së jetës, banesës dhe dinjitetit njerëzor”.

“Opozita zgjedh të jetë në krah të qytetareve përballe kësaj klike të korruptuar e te shthurur, që vetëm në sajë të votave të blera nga mafia dhe grupet e trafiqeve të drogës sundon vendin dhe Tiranën”, shtuan të njëjtat burime.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura