VENDIMI/ Fshehja e urdhrit për Mark Frrokun, Prokuroria pushon çështjen ndaj ish-shefit të Interpolit: Vonesa e paqëllimshme

Jul 22, 2015 | 17:42
SHPËRNDAJE

Prokuroria ka pushuar cështjen në ngarkim të ish shefit të Interpol Tiranës, Artan Bajraktari.

bajraktari
Bajraktari u arrestua me akuzën e fshehjes së urdhërit të Interpol Belgjikës për ekstradimin e Mark Frrokut, për vrasjen e ndodhur në shtetin belg e për llogari të hetimeve të drejtësisë atje.

Prokuroria ka konstatuar pas hetimeve të kryera se për rastin e Bajrajktarit nuk ka vepër penale. “Nga hetimi rezultoi se kjo vonese ne percjelljen e praktikes organeve kompetente nuk eshte bere me dashje nga dy punonjesit e Interpol Tiranes, por per nje shkak objektiv qe kishte te bente me verifikimin e dy email-ve te dates 08.01.2015 dhe 23.01.2015 ne sistemin e brendshem dhe komunikimit me qendren e Interpolit ne Lion France”- thuhet ne dosjen e akuzes.

Prokuroria thekson se vonesa ne percjelljen e urdhrit “do te konsiderohet si shkelje e natyres me karakter administrativ, duke e renditur ne kategorine e kundravajtjes administrative dhe jo shkelje te ligjit ne kuader te se drejtes materiale penale”.

Per rrjedhoje, sipas akuzes,  ndjekja penale ndaj dy personave nen hetim Loreta Alla dhe Artan Bajraktari nuk duhet te vazhdoje me dhe procedimi penal ndaj tyre duhet te pushohet.

Gjykata vendosi lirimin e Bajraktarit, vetëm dy ditë pasi ai ishte ndaluar.  Arrestimi i tij dhe i një punonjësje tjetër u pasua me dorëheqjen e ish kreut të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Artan Didi.

Dosja e Prokurorise 

Nga hetimi rezultoi se dy punonjesit e Zyres Qendrore Kombetare Interpol Tirana shtetesja Loreta Alla me detyre specialiste si dhe shtetasi Artan Bajraktari me detyre Shef Sektori, gjate detyres se tyre funksionale, kane vepruar ne kundershtim me dispozitat ligjore, te cilat normojne punen e tyre, duke mosvepruar brenda afatit ligjor (menjehere/ brenda 5 diteve nga marrja dijeni), ne kryerjen e procedurave per venien ne dispozicion te praktikes, organeve kompetente Prokurori e Pergjithshme /Ministri e Drejtesie, me qellim vazhdimin e metejshem te procedurave ligjore per ekzekutimin e mases shtrenguese te kerkuar nga autoriteti i huaj i drejtesise belge.

Veprimet e tyre bien ne kundershtim me nenin 38/1 te ligjit nr.10193 date 03.12.2009 “Per marredheniet juridiksionale me autoritetet e Huaja ne Ceshtjet Penale”, ku thuhet shprehimisht se; “ 1. Zyra e Interpolit , me marrjen e nje urdheri nderkombetar arresti, nga nje shtet i huaj kunder nje shtetasi shqiptar, ne te cilen deklarohet qellimi i shtetit kerkues per ekstradimin e personit, menjehere dhe gjithsesi, brenda 5 diteve , ia percjell Ministrise se Drejtesise.
2. Ministria e Drejtesise, brenda 5 diteve nga marrja e urdherit nderkombetar , ia percjell Prokurorit te Pergjithshem”
si dhe me ligjin nr.108/2014 “Per policine e shtetit” dhe Rregullores nr.759 date 21.05.2008 “Per funksionimin e Zyres Qendrore Kombetare-Interpol Tirana.

Megjithate nga hetimi rezultoi se kjo vonese ne percjelljen e praktikes organeve kompetente nuk eshte bere me dashje nga dy punonjesit e Interpol Tiranes, por per nje shkak objektiv qe kishte te bente me verifikimin e dy email-ve te dates 08.01.2015 dhe 23.01.2015 ne sistemin e brendshem dhe komunikimit me qendren e Interpolit ne Lion France.

Meqenese ky verifikim kerkonte kohe, praktika eshte bere e mundur te percillet disa dite (4 dite) jashte afatit ligjor, pikerisht me date 27.03.2015, nje dite pas dhenies se autorizimit per arrestimin nga Kuvendi i Shqiperise per shtetasin Mark Frroku, i dyshuar per vepra penale te kryera brenda territorit shqiptar.

Gjithashtu si rezultat i ketij mosveprimi ne afatin ligjor, dy personat nen hetim nuk kane patur per qellim te favorizojne interesat personale apo te te treteve, por prioritet ka qene saktesimi i informacionit te percjelle nga Interpol Brukseli drejt Interpol Tiranes. 

Sic rezulton veprimet e mosveprimet e personave nen hetim Loreta Alla e Artan Bajraktari jane kryer ne shkelje te dispozitave ligjore te sipermendura, pra perbejne shkelje te ligjit, por duke patur parasysh natyren e shkeljes te evidentuar me lart, organi i akuzes arrin ne konkluzionin se kjo shkelje do te konsiderohet si shkelje e natyres me karakter administrativ, duke e renditur ne kategorine e kundravajtjes administrative dhe jo shkelje te ligjit ne kuader te se drejtes materiale penale.

Per rrjedhoje ndjekja penale ndaj dy personave nen hetim Loreta Alla dhe Artan Bajraktari nuk duhet te vazhdoje me dhe procedimi penal ndaj tyre duhet te pushohet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura