Vëllai i Dianës: Jemi të shkatërruar nga ngjarja

Jul 31, 2013 | 9:40
SHPËRNDAJE

Diana Ademi
“Jemi të shkatërruar. Na iku njeriu më i dashur. Nuk kemi ç’të themi më shumë”, kështu u shpreh dje vëllai i Diana Ademit, Besniku, i cili kishte hapur dyert e mortit dhe priste e përcillte të afërm e banorë të lagjes për ngushëllim. Ai pret nipërit e tij që të vijnë nga jashtë, nga ku më pas do të vendosin për vendin se ku do të prehen eshtrat e 53-vjeçares. Trupi i së ndjerës është çuar në morgun e qytetit deri në mbërritjen e fëmijëve. Sipas të afërmve të Diana Ademit, ajo kishte ardhur për të pushuar që prej një jave, ndërsa dy fëmijët i kishte jashtë shtetit. “Pasi morëm trupin e saj nga morgu, vendosëm të bënim ceremoninë e varrimit, por djali i saj i cili ndodhet jashtë shtetit, na kërkoi që të mos kryenim varrimin e saj, por ta mbanim kufomën në morg derisa të mbërrinte ai në Shqipëri dhe më pas të vendosë nëse varrimi do të kryhet në Gjermani apo këtu”, u shpreh një i afërm i familjes. Sipas ekspertizës së kryer, Diana Ademi u vra në momentin që autori i masakrës po ulte armën poshtë. Ajo ndodhej në shezlong dhe ngjarja ka ndodhur aq shpejt, sa nuk i ka dhënë kohë as të lëvizë prej tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura