Veliaj vlerësohet në Australi, Tirana mikpret Konferencën Botërore të Parqeve 2020

SHPËRNDAJE

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mori një tjetër vlerësim, kësaj here në Australi, ku Tirana u përzgjodh si vendi organizator i Konferencës Botërore të Qyteteve dhe Parqeve Urbane 2020.

affa50f7-8857-442e-abb4-172acb5ceed8

Transformimi i Tiranës në katër vitet e fundit, por sidomos i Parkut të Liqenit, në një kohë aq të shkurtër e me gjithë kundërshtitë për lodrat dhe ndërtimet pa leje aty, kanë bërë që kryeqytetit shqiptar t’i besohet organizimi për vitin e ardhshëm i këtij takimi të rëndësishëm, i cili këtë vit u mbajt në Australi. Parku i Liqenit të Tiranës është sot hapësira më e frekuentuar nga qytetarët e saj, me mbi 300 mijë përdorues. Po ashtu, ajo zonë cilësohet si mushkëria kryesore e kryeqytetit.

Teksa prezantoi disa nga nismat e suksesshme të ndërmarra nga Bashkia e Tiranës, kryebashkiaku Veliaj foli për rilindjen e Tiranës, vendosjen e fëmijëve në qendër të vëmendjes së qytetit dhe të gjitha investimet e bukura për ta, si kënde lojërash dhe parqe rekreative. Veliaj i cilësoi fëmijët e Tiranës si avokatë të të gjitha ndryshimeve pozitive që kanë ndodhur në kryeqytet.

“Jam i lumtur që ndodhem këtu për të folur mbi gjëra kaq shumë të rëndësishme për jetët tona. Jemi këtu për jetën e qyteteve dhe nismat për më shumë parqe, hapësira publike e rekreative, me fokusin tek fëmijët dhe të moshuarit, gjejnë zgjidhje në konferenca si kjo e sotmja. Këtu marrim eksperiencë sesi t’i bëjmë gjërat në mënyrën e duhur, jo duke shpikur rrotën, por duke zbuluar atë që ka funksionuar në një vend dhe që lehtësisht mund të funksionojë në një vend tjetër”, u shpreh Veliaj.

Konferenca Botërore e Qyteteve dhe Parqeve Urbane kishte në fokus lidhjen e parqeve dhe hapësirave publike me shëndetin e mirëqenien e qytetarëve, si dhe adresoi nevojën për politika më të mira të mira, shtimin e hapësirave të gjelbra sidomos për fëmijët.

Te lidhura


Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.