Veliaj permton Kartën e Studentit: Brenda këtij viti argument i së shkuarës

May 2, 2016 | 14:11
SHPËRNDAJE

Kreu i Bashkisë së Tiranës ka premtuar zgjidhjen e problemit të kartës së studentëve brenda këtij vitit.Veliaj takim me Bordin Rinor (2)

Erjon Veliaj duke folur gjatë një takim me bordin rinor të qytetit ku bëjnë pjesë senatorët e gjimnazeve, koordinatorët e universiteteve dhe përfaqësues të organizatave rinore, bëri të ditur se po punohet për të realizuar këtë projekt.

“Karta që do të kenë brenda këtij viti të gjithë të rinjtë e Tiranës do të jetë njëkohësisht mjet identifikimi për nevojat e qytetit, do të jetë aboneja jote me çip elektronik”, u shpreh ai.

“Ne duam që karta e qytetit do të ndahet në kartë për rritur, pensionistë dhe student. Karta është instrument, nuk është qëllim në vetvete”, shtoi kreybashkiaku duke theksoi se me anë të kartës së studentit, ato do të marrin një sërë shërbimesh të subvencionuara nga Bashkia.

Veliaj është ndalur edhe te një sërë nismash dhe projektesh të tjera që kanë në fokus të tyre nxitjen dhe pjesëmarrjen e të rinjve në një sërë aktivitetesh, që kanë si synim jo vetëm argëtimin, por edhe arsimimin dhe zhvillimin e talenteve. Ai ka theksuar se mbledhja më e mirë e të ardhurave të Bashkisë e mundëson këtë gjë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura