Veliaj në Zall Bastar: 5 kandidatët e djathtë po shqyejnë votat e njeri- tjetrit

May 24, 2015 | 12:51
SHPËRNDAJE

Kandidati socialist për Bashkinë e Tiranës, Erjon Veliaj u ndal në rrethinat e kryeqytetit për të kërkuar votat për 21 qershorin.

Në Zall Bastar ai premtoi ndërtimin e rrugës së komunës që e lidh atë me rrugën e Arbrit.


Duke folur për garën elektorale për Tiranën, ai theksoi se vërtetë janë 6 kandidatë, por 5 janë të djathtë. Sipas tij, ata janë duke shqyer votën e tyre dhe janë të paaftë për të konkurruar tek partia e tyre.

 “Unë dua që të fitoj të gjithë të rinjtë e Zall Bastarit që tregojmë se dimë të fitojmë duke punuar. Ne jemi në këtë betejë se duam familjet tona”, deklaroi Veliaj.

Kandidati i Partisë Socialiste për kryeqytetin kërkoi nga të gjithë që të trokasin në çdo shtëpi të djathtë.

“Duhet t’ju themi a ka njerëz aq fanatikë të thonë sa të thotë të rrojë Saliu po le të më rrahë përditë Florenc Hoxha? A ka njeri normal që thotë kështu. A ka njeri normal që thotë të rrojë SHQUP-i se s’ka problem fare që nuk shitet produkti dhe nuk bëhet rruga? A ka njeri normal që thotë kështu. Nuk thotë. Me të gjithë këta njerëz duhet me trokit. Duhet me u thënë nuk ka çfarë rëndësi çfarë je, por mendo për fëmijët e tu, në çfarë çerdhe do të shkojnë, në çfarë shkolle dhe kopshti do të shkojnë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura