Veliaj: Ndërtojmë shtëpi për të dëmtuarit nga tërmeti. Ja diferenca që kemi me PD

Oct 18, 2020 | 17:10
SHPËRNDAJE

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha sot se qeveria dhe PS kanë ndërtuar shtëpi për familjet e dëmtuara nga tërmeti.

veliaj

Nga mbledhja e Asamblesë së Partisë Socialiste në Baldushk, Veliaj bëri edhe dallimin mes Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike.

“Dikush që na kishte parë sot tha: lali Eri, këto shtëpi i ka bërë ky oligarku që i ka dhënë edhe dy vila Lul Bashës, mos harro! I thashë, lali, ka një diferencë shumë të madhe: kur Partia Socialiste i kërkon ndihmë një sipërmarrësi, i kërkon për të ndihmuar Afërditën dhe Mirelën, kur Partia Demokratike i bie në qafë një sipërmarrësi, e bën për Lulin. Por ka dhe një diferencë shumë të madhe: kur i njëjti sipërmarrës, i njëjti biznesmen, i njëjti ndërtues jep dy shtëpi për Mirelën dhe për Afërditën, quhet filantrop, kur i njëjti person detyrohet të japë për Lulin dhe për kunatin, kjo quhet gjobë, kjo quhet shantazh dhe kjo është diferenca,” u shpreh drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Tiranën, Erion Veliaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura