Veliaj mbjell pemë me gratë e burgut “Ali Demi”: Programe punësimi dhe integrimi

Feb 22, 2018 | 14:20
SHPËRNDAJE

Aksionit për mbjelljen e pemëve dhe gjelbërimit të qytetit iu bashkua edhe institucioni i vuajtjes së dënimit të grave “Ali Demi” në Tiranë. Bashkia e Tiranës dhe Drejtoria e IEVP mbollën 163 drurë dekorativë në mjediset ku vuajnë dënimin rreth 40 të paraburgosura dhe 56 të dënuara, duke krijuar kështu një park të vogël me pemë, stola dhe kosha, si mundësi për të lehtësuar qëndrimin e të dënuarave.

Veliaj gjte mbjelljes se pemeve ne Institucionin e Vuajtjes se Denimit te Grave ne Tirane  (5)

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se mes institucioneve të shumta të cilët iu bashkuan nismës së Bashkisë së Tiranës për mbjelljen e pemëve të reja në kryeqytet, një vlerësim të veçantë meriton kontributi i grave dhe i vajzave të cilat vuajnë dënimin në këtë institucion. Ai shtoi se pavarësisht momenteve të vështira në jetë, e rëndësishme është kapërcimi i tyre për të ecur përpara.

Veliaj gjte mbjelljes se pemeve ne Institucionin e Vuajtjes se Denimit te Grave ne Tirane  (4)

“Ka pasur shumë institucione që i janë bashkuar aksionit tonë, por ky është padyshim më i veçanti. Besoj që secili prej nesh ka momente që rrëzohet. Pyetja është si ngrihemi, sa shpejt ngrihemi, si transformohemi, si përdorim momentet e vështira në jetë për t’u bërë më të fuqishëm dhe për të vazhduar për të ecur përpara”, shtoi Veliaj. Krahas mbjelljes së 163 pemëve të reja, që do të konturojnë një park të vogël në mjediset e burgut. “Jemi afër rekordit tonë të 100 mijë pemëve dhe jo vetëm në parcela publike, parqe apo rrugë, por edhe brenda këtyre institucioneve. Më vjen mirë që edhe ky institucion do të kthehet në një mini-ishull gjelbërimi, brenda një lagjeje të mbipopulluar, por edhe për t’i dhënë zonjave këtu shumë shpresë dhe kurajë, teksa kalojnë këtë moment të vështirë të jetës”, tha ai.

Veliaj gjte mbjelljes se pemeve ne Institucionin e Vuajtjes se Denimit te Grave ne Tirane  (2)

Por, ky nuk do të jetë projekti i vetëm që Bashkia e Tiranës ka menduar për mbështetjen e personave që vuajnë dënimin në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale. “Simbolika e mbjelljes së një peme, e cila mbin në një vend të shkretë, hedh rrënjë, gjelbëron, çel lule, është ndoshta simbolika më e fortë e jetëve tona. Ndaj, dua t’i falënderoj përzemërsisht gjithë zonjat për bujarinë, për mikpritjen dhe mezi prej që të vazhdojmë me disa projekte të tjera, jo vetëm për gjelbërimin, por edhe sociale”, u shpreh ai.

Veliaj shtoi se Bashkia e Tiranës do të nisë shumë shpejt projekte për të lehtësuar integrimin në shoqëri të personave që përfundojnë periudhën e vuajtjes së dënimit dhe krijimit të mundësive për punësimin e tyre. “Tirana është qytet bujar dhe mikpritës, mezi pres që të fillojmë edhe procese të integrimit në shoqëri dhe të punësimit. Shumë prej zonjave këtu pasi të lënë këtë përvojë, mundet fare mirë t’i bashkohen bashkisë në brigadat tona të gjelbërimit apo të punëve publike në qytet, sepse besoj që kur jemi të zënë me punë, këto momente të vështira të jetës sonë, i kalojmë më kollaj dhe ecim më përpara”, nënvizoi Veliaj.Veliaj gjte mbjelljes se pemeve ne Institucionin e Vuajtjes se Denimit te Grave ne Tirane  (1)

Drejtoresha e IEVP  “Ali Demi”, Elona Demollari, falenderoi kryebashkiakun Erion Veliaj për vëmendjen dhe kujdesin e treguar. Ajo shprehu bindjen se bashkëpunime të tilla do të vijojnë edhe në të ardhmen në dobi të komunitetit. “Falenderojmë kryetarin, i cili na bëri pjesë të ndryshimeve që po ndodhin në Tiranë. Unë, stafi, dhe zonjat këtu, ndihemi shumë të vlerësuara që ai është sot me ne, pasi institucioni ynë ka shumë nevoja, por mbi të gjitha ka nevojë për vëmendje, për gjithëpërfshirje dhe për dashuri.  Shpresojmë shumë që ta vazhdojmë këtë bashkëpunim tonin me nisma të tjera”, deklaroi Demollari.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura