Vdiq babai dhe dy fëmijët, shefi i Urgjencës flet për 10 vjeçaren: Mbahet me aparatura

Feb 20, 2018 | 9:05
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Shefi i Urgjencës ne Shkoder ka sqaruar sot lajmin per vdekjen e vajzes 10 vjece te familjes Gjergji qe u aksidentua te dielen pasdite ne Velipoje.

Sipas tij, e mitura mbahet gjalle me aparatura dhe ndodhet ne gjendje kritike.

“Truri eshte jashte funksionit edhe trupi po ashtu”, thote shefi i urgjences Astrit Lahi, raporton gazetari i Panorama Senad Nikshiqi.

“Lajmi per vdekjen nga urgjenca mund te kete qene nje nxitim i momentit. Gjendja e vajzes eshte ne nje status qe mbreme dhe s’ka permiresime dhe sa me shume qe kalon koha aq me te pakta jane shanset. Rikthimi i saj ne jete eshte thuajse i pamundur”.

Pas vdekjes së babait dhe dy fëmijëve, flasin mjekët: Ja gjendja e nënës dhe vajzës tjetër të familjes Gjergji

Të paktën tre persona kanë mbetur të vdekur nga aksidenti I mbrëmjes së sotme në aksin Shkodër-Velipojë.

Aksidenti tragjik i ka marrë jetën babait dhe dy fëmijëve të tij, njëri 8 muajsh dhe tjetri 5 vjeç.

mjeket

Edmond Preka i njohur ndryshe si Mondi Gjergji ka ndërruaj jetë së bashku me djalin Rajan dhe vajzën Ajsel.

Mjekët në një prononcim për mediat bëjnë me dije se vajzae viktimës 10 vjeçe ndodhet në gjendje kritike për jetën por nuk mund të transportohet në Tiranë për shkak se mund të rezultojë fatale.

Ndërkohë që përveç vajzës, në spital po marrin ndihmë edhe gruaja e viktimës dhe dy djemtë që ndodheshin në makinën tjetër, shkruan shqiptarja.com.

 

“Familja Preka është nga Velipoja. Në 18:50 erdhi i ati i vdekur, Edmond Preka, në 19:10 erdhi djali i vdekur 9 muajsh, Rajani. Me dëmtime të rënda që nuk mundi me rezistuar ishte vajza Ajseli dhe sapo erdhi ndërroi jetë. Në gjendje të rëndë është vajza tjetër Noemi dhe nëna Evisi.  Të plagosur janë edhe Sokol Mëhilli dhe Andrea Gjergji në gjendje relativisht mirë. Kjo është një nga tragjeditë më të rënda që ka kaluar Urgjenca e Shkodrës. Tani janë sistemuar në reanimacion. Gjendja e tyre nuk lejon transportimin në Tiranë, më pas duke parë do veprojmë” thanë mjekët Astrit Lahja dhe Dhurata Ruçi.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura