Vdes në spital emigranti i kthyer nga Holanda

Nov 3, 2012 | 17:47
SHPËRNDAJE

Ka ndërruar jetë në spitalin Ushtarak në Tiranë, 35-vjeçar, i cili kishte vetëm disa javë që ishte kthyer nga Holanda dhe që u plagos me armë zjarri në një lokal pranë Liqenit të Thatë, që ndodhet pranë kodrave të Liqenit Artificial.

Policia njoftoi se Alban Doda, njohur edhe si Alfred Biba është qëlluar me 3 plumba pistolete nga një person, i cili shoqërohej edhe nga 4 të tjerë, të cilët më pas u larguan me një makinë tip “Audi A6”.

Në lokalin ku ndodhi ngjarja janë shoqëruar disa klientë që kanë qenë dëshmitarë të sherrit e më pas plagosjes së 35-vjeçarit Alfred Biba.

Sipas dëshmitarëve, i plagosuri ka qenë në tavoline me dy prej autorëve, më pas janë afruar nga jashtë edhe 3 persona të tjerë, të cilët e kanë thirrur jashtë lokalit. Fillimisht të pestë personat e kanë rrahur me grushte e shqelma, më pas njëri prej tyre e ka qëlluar tri herë me pistoletë.

Pasi e kanë lënë të shtrirë në tokë dhe të gjakosur, autorët kanë hipur të gjithë në një makinë dhe janë larguar në drejtim të digës së Liqenit Artificial. Burime nga grupi hetimor janë shprehur se po hetohen konfliktet që 35-vjeçari nga Puka, me banim në Laç, mund të ketë pasur në Holandë, apo edhe në qytetin ku banonte bashkë me familjen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura