Ikona e basketbollit dhe sportit botëror Kobi Brajant ka humbur tragjikisht jetën ditën e sotme në Kaliforni.
Mediat amerikane shkruajnë se helikopteri me të cilin fluturonte ish-kampioni i Los Anxhelos Lejkërs është përplasur dhe ka marrë flakë. Të 5 personat në bord kanë humbur jetën.
Kobi Brajant ndërroi jetë në ditën që iu thye rekordi i pikëve nga basketbollisti Lebron Xhejms. Ai shënoi 29 pikë dhe arriti në 33.655 pikë, ndërkohë që rekordi i pikëve të Brajant ishte 33.643.
/PANORAMASPORT.AL/
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al