Vdekja e tifozit të vogël të Partizanit që preku shqiptarët, deputeti në Kuvend: Isha i pranishëm natën e aksidentit, e çova në spital, nuk arriti dot të dilte gjallë…

Oct 28, 2019 | 13:54
SHPËRNDAJE

1572265151_valterifoto

Deputeti Halit Valteri gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit foli për rastin e trishttë të Renis Muçës, 14-vjeçarit që humbi jetën pak ditë më parë në Turqi dhe propozoi një minutë heshtje në nderim të kujtimit të vogëlushit.

maxresdefault-1-1-1

“Vetëm pak ditë më parë një lajm i trishtë mbërriti nga Turqia kur Renisi 14 vjeçar që e dashuronte shumë jetën dhe sportin nuk arriti të mposhtte gjendjen shëndetësore pas aksidentit të 17 korrikut dhe zemra e tij e vogël pushoi përgjithmonë së rrahuri. Do ju ftoja të mbanin një minutë heshtje.

muca-2

Nuk mjaftuan as thirrjet e të atit as lotët e nënës e lutjet e motrës që Renisi të ndiqej Po e sjell në vëmendjen tuaj pasi Zoti e deshi që të isha i pranishëm mbrëmjen e 17 korrikut pranë Renisit duke i dhënë ndihmën e parë e transportuar drejt spitalit nga i cili nuk arriti të dilte kurrë i gjallë.

Jam interesuar gjithmonë për gjendjen e tij shëndetësore, edhe pse e nxorrën nga reanimacioni se mjekët nuk mund të bënin më asgjë për të.

44

Ndoshta për të 4 muaj ishin vonë. Ikja e tij në moshë fare të bogël na la pas vetëm dëshpërim. Nuk arriti ta mposhtte dot burokracinë shtetërore që i la vetëm njollën e turpit e fajit. Mjaftojnë vetëm 10 km rrugë që të bëhet një spital, ndërtoni spitale e jo korsi bicikletash. Prandaj kur dëgjoj se shqiptarët duan të ikin mendoj se nuk kanë mundësi të zgjedhin për jetën e tyre për sa kohë jeta e tyre menaxhohet nga ata që e kanë mendjen të mbushin xhepat. Shqiptarët duan të ikin se nuk zgjedhin dot dhe as për trajtimet e tyre shëndetësore, se edjhe kur votojnë, votojnë nga frika se mund ti heqin nga puna”, u shpreh Valteri.

Renis Muça, ishte tifoz i Partizanit dhe ndodhej në koma prej disa muajsh.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura