Vdekja e futbollistit të njohur të Tiranës, Demalia mesazh prekës

Jul 5, 2018 | 16:35
SHPËRNDAJE

Skënder Hyka, ish-futbollisti i njohur i i Tiranës dhe i Kombëtares Shqiptare është ndarë këtë të enjte nga jeta në moshën 74-vjeçare. Lajmin për ndarjen nga jeta të Hykës e ka bërë të ditur Bedri Alimhemeti me anë të një postimi në Facebook. Per kete ka reaguar edhe analisti Ilir Demalia i cili me ane te nje postimi ne profilin e tij ne rrjetet sociale, shkruan nder te tjera:

“Sot nuk largohet nga Tirona vetëm një futbollist talent i Tironës legjendë te viteve 64-73, sot nuk largohet vetëm një baba dhe një burrë, sot nuk largohet vetëm një mik, sot Tironës, i largohet një qytetar në kuptimin e plotë të fjalës. Tirona sot ka edhe një qytetar më pak! Tirona sot ka aq shumë nevojë për qytetari që po i zbehet për ditë”.

POSTIMI I PLOTË

Sot Tirona me një qytetar më pak

Bodrumi Hykajve si “Klubi Petef”

demalia

Sot, sapo hapa tel një mesazh i hidhur nga miku Roland Avrami, “Liro, Skënder Hyka mbaroj sot në mëngjes”.

Skënder Hyka, golshënuesi më i mirë i kampoinatit 70-71 dhe pjestar i ekipit legjendë të Tironës së viteve 64-73. Djali simpatik jo vetëm i futbollit por edhe i Tironës. Djali me shije dhe model i mënyrës se veshjes në Tironën e errët të viteve të tmerrit të luftës kundër çfaqjeve të huaja nën frymën e Revolucionit Kulturor.. Djali i lagjes ku unë qysh femijë shkoja në bodrumin e Hykajve ku jetonte Skenderi. Sapo zbrisje shkallët, faqja e murit në të djathtë ishte e lyer me vija “Bardhe e Blu” dhe mbushur me foto të Tironës me Hykën, nga ndeshje dhe momente të ndryshme të takimeve si në Amsterdam, Liezh, Tirane e.t.c . Mblidheshin në biseda kundër regjimit deri në orët e vogla të mëngjesit, disidenca e Tironës, Gavrosh Levonja, Bajram Hidri, Nand e Tim Xhilaka, Roland Avrami, Tanush Frashëri, Uran Basha, . Bodrumi Hykajve u kthye si “Klubi Pëtef” gjatë viteve 70′

Sot nuk largohet nga Tirona vetëm një futbollist talent i Tironës legjendë te viteve 64-73, sot nuk largohet vetëm një baba dhe një burrë, sot nuk largohet vetëm një mik, sot Tironës, i largohet një qytetar në kuptimin e plotë të fjalës. Tirona sot ka edhe një qytetar më pak! Tirona sot ka aq shumë nevojë për qytetari që po i zbehet për ditë.

Të qoftë i lehtë udhëtimi në botën e përtejme miku im.

Foto 1. Me Skender Hykën dhe Lym Allën në Stadiumin Selman Stërmasi në 1995.

hyka1

Foto 2. Skender Hyka gjate nje ndeshje

hyka2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura