“Vazhdoni të ecni përpara”/ SHBA mbështet amendamentin për zgjatjen e mandatit të organeve të vetingut: Shqipëria e vendosur drejt integrimit në BE

Jan 27, 2022 | 19:45
SHPËRNDAJE

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin projekt-amendamentin për zgjatjen e mandatit të organeve të vetingut në Shqipëri.

shbashqiperi

Me anë të një postimi në Tëitter, ambasada amerikane në Tiranë thotë se ky amendament e mban Shqipërinë në rrugën drejt anëtarësimit të BE-së.

Postimi i ambasadës së SHBA-së:

SHBA mbështesin integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, dhe janë dakord se mbështetja për amendamentin kushtetues për zgjatjen e vetingut e mban Shqipërinë me vendosmëri drejt rrugës së anëtarësimit. Vazhdoni të ecni përpara.

Më herët edhe Bashkimi Europian ka shprehur mbështetjen e saj për zgjatjen e mandatit të organeve të vetingut.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, BE e konsideron një hap të rëndësishëm paraqitjen e këtij projekt-amendamenti.

Postimi i delegacionit të BE-ssë:

Hap i rëndësishëm sot në Kuvend me paraqitjen e projekt-amendamentit kushtetues për zgjatjen e mandatit të organeve të vettingut, për t’u votuar nga të gjithë deputetët. Bashkimi Evropian mbështet fuqimisht zgjatjen e mandatit. Përfundimi i suksesshëm i procesit të vettingut është tejet i rëndësishëm për integrimin evropian të Shqipërisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura