“VATRA” nderon me titullin “Mirënjohje” Irfan Hysenbelliun: Promotor i fuqishëm i vlerave më të larta të kombit shqiptar

Nov 29, 2022 | 9:51
SHPËRNDAJE

Federata Pan-Shqiptare e Amerikës “Vatra” nderoi me titullin “Mirënjohje”, Presidentin e “Hysenbelliu Group”, Irfan Hysenbelliu, në një ceremoni të zhvilluar në Nju Jork, me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë.

irfan

Aktiviteti i zhvilluar nga shoqata “Vatra” mblodhi me dhjetëra personalitete dhe figura me kontribut në komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Federata PanShqiptare e Amerikës ‘Vatra’, në 110-vjetorin e Pavarësisë kombëtare, nderon me ‘Mirënjohje’ z. Irfan Hysenbelliu për kontributin e dhënë në Federatën Pan-Shqiptare të Amerikës ‘Vatra’, për ngritjen e nivelit dhe platformës mediatike dhe asaj edukative në mbarë Shqipërinë dhe më gjerë, duke qenë kurdoherë një promotor i fuqishëm i vlerave më të larta të kombit shqiptar”, thuhet në vlerësimin e kryetarit të ‘Vatrës’, Elmi Berisha.

irfan h

Presidenti i “Hysenbelliu Group”, Irfan Hysenbelliu, ndodhet prej disa ditësh në një vizitë në SHBA, ku është takuar me përfaqësues të komunitetit shqiptar. E pranishme në këtë ceremoni ishte edhe Nathalia Fernandez, përfaqësuese demokrate e Distriktit të 80-të në Asamblenë e Shtetit të Nju Jorkut.

Federata Pan-Shqiptare “Vatra” është një shoqatë e shqiptarëve në Amerikë, e krijuar në vitin 1912, e cila ka pasur si mision historik mbrojtjen dhe garantimin e të drejtave të shqiptarëve në SHBA, si edhe ka ndërmarrë përsipër lobimin në Kongresin e Shteteve të Bashkuara për të drejtat e shqiptarëve anembanë botës.

irfan-hysenbelliu

Takimi i parë që bëri bashkë të gjithë shqiptarët në Amerikë, me synimin për të krijuar një federatë të vetme, u zhvillua në 24 dhjetor 1911, në Boston. Takimi për themelimin pati dhe pjesëmarrjen e shoqatës “BesaBesën”.

Në këto takime ishin të pranishëm: Faik Konica, Fan Noli, Kristo Floqi, Marko Adams dhe Paskal Aleksi. Takimi vijoi deri në datën 28 prill 1912, kur dhe “Vatra” u regjistrua zyrtarisht. Nga procesverbali i takimeve thuhet: “Federata Pan-Shqiptare e Amerikës ‘Vatra’ u themelua prej Shoqërive ‘BesaBesën’, ‘Flamuri i Krujës’, ‘Shoqëria Kombëtare’, ‘Mirëbërësja’ dhe ‘Skënderbeu’.

Ndërkohë shoqatat ‘Dallandyshja’ dhe ‘Malli i Mëmëdheut’ nuk ishin të pranishme, por konfirmuan anëtarësinë e tyre në federatën ‘Vatra’. “Vatra” u njoh zyrtarisht dhe prej Masaçusetsit duke marrë certifikatën e njohjes në 13 qershor 1912. Certifikata origjinale tregon këta emra: Faik Konica, Llambi Çikozi, Fan S.Noli, Kristo Floqi, Elia Tromara, Naum Cere dhe Kosta Kota.

irfanhysenbelliu Pjesëtarë të tjerë të shquar që iu bashkuan federatës ishin: Kostandin Çekrezi dhe vëllezërit Pani nga Dardha. Në janar 2020, Kuvendi i Federatës Pan-Shqiptare “Vatra” zgjodhi kryetar të ri biznesmenin dhe aktivistin Elmi Berisha. Në programin e tij 4-vjeçar, kryetari i “Vatrës” premtoi se: “Do të vazhdoj të promovoj vlerat e kultivuara nga “Vatra” brez pas brezi, që nga themeluesit e saj në avancimin e çështjes shqiptare dhe trojeve etnike gjithandej, duke u mbështetur në parimet e vlerave demokratike dhe civilizuese, mbi të cilat veprojnë institucionet dhe shteti amerikan.

Do të reformoj dhe freskoj ‘Vatrën’ duke u hapur ndaj brezit të ri të bashkëkombësve tanë në SHBA, ndaj ideve të reja, alternativave kreative që promovojnë kombin tonë dhe vlerat e tij në institucionet amerikane, qoftë politike, ekonomike, edukative, shkencore dhe kulturore”.

Berisha garantoi se: “Vatra” do të jetë institucion avangard i shqiptarëve në SHBA, duke ruajtur parimet e neutralitetit, duke mbajtur pozicione të forta apartiake dhe duke përçuar mesazhin se ne jemi të të gjithëve dhe se misioni ynë është zhvillimi dhe avancimi në të gjitha fushat i kombit tonë dhe të gjitha trojeve etnike pa përjashtim”.

irfan htsenbelli 1 irfanhysenbelliu2

“Vatra” do të bashkëpunojë ngushtë me qeveritë e Republikës së Shqipërisë, Republikës së Kosovës dhe përfaqësuesit e zgjedhur nga vota e lirë të shqiptarëve në Maqedoni, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi, do kërkojë drejtësi për Çamërinë, do luftojë për të mirën e të gjithë bashkëkombësve, në funksion të bashkërendimit, bashkëpunimit dhe koordinimit të përbashkët për avancimin e gjithmbarshëm në rrafshin politik, ekonomik, arsimor e kulturor të të gjithë kombit tonë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura