Vasili sërish akuza Ramës: Je i vetmi që urren integrimin Evropian (VIDEO)

Jan 12, 2018 | 19:26
SHPËRNDAJE

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, duke shpërndarë një video të Ramës shkruan se kryeminsitri është i vetmi që e urren integrimin evropian.

Në postimin e tij në Facebook, Vasili ndër të tjera shkruan: Ai do qe ta gremise Shqiperine ne Lindje drejt realitetesh, qe ajo nuk i ka dashur kurrë.

Postimi i plotë

Ja prova me ze e figure qe Kryeministri urren integrimin ne BE.

Kryeministri e urren integrimin europian te Shqiperise.

Nje pjese e medias dhe analisteve te kapur nga droga e kryeministrit nuk e pasqyrojne dhe komentojne deshmine e ketij hapi te tmerrshem te kryeministrit ne Bruksel kundra te ardhmes europiane te vendit.

Ai do qe ta gremise Shqiperine ne Lindje drejt realitetesh, qe ajo nuk i ka dashur kurre.

Po jua ve ne dispozicion ta degjoni vete me ze dhe me figure kete kryeminister te paskrupullt, qe flet, qan e qurrepset se gjoja e dashka shume integrimin.

Pas kesaj deshmije cdo shqiptar duhet ta perbuze kete kryeminister mashtrues dhe hipokrit, qe per ca miliona te pista e te nxira, qe dalin nga kanale te felliqura,e shet Shqiperine pa u menduar dy here.

Shiheni dhe reflektoni.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura