Varianti i Qeverisë/ Ndryshon skema për pensionet, ja çfarë ndodh me kontributet

Dec 2, 2017 | 17:09
SHPËRNDAJE

ADA HAZIZOLLI/ Brenda këtij viti, qeveria pritet të vërë dorë mbi skemën e pensioneve për të vetëpunësuarit në fshat.

pensionistet-681x328_1496652319-322812

Politikat lehtësuese të ndërmarra ndër vite nuk kanë dhënë efektet e pritura, duke diktuar nevojën për rishikimin e tyre. Edhe pse paguajnë më pak kontribute në raport me të vetëpunësuarit në qytet, fermerët sërish ngurrojnë të derdhin sigurimet shoqërore, duke vënë në rrezik pensionin.

SKEMA E RE

Në një situatë të tillë, ku të ardhurat e arkëtuara nga fshati kanë qenë në stanjacion, qeveria ka në tryezë variantet me të cilat synon t’i japë një tjetër drejtim skemës, duke tentuar përmirësimin e treguesve. Ishte ministri i Financave, Arben Ahmetaj, i cili pak ditë më parë, paralajmëroi hartimin e ndryshimeve, të cilat priten që të konkretizohen brenda këtij viti.

Përveçse duke ndërgjegjësuar fermerët mbi rëndësinë e kontributeve, “plani B” i qeverisë është reduktimi i mëtejshëm i masës së kontributeve përmes uljes së pagës minimale, mbi bazën e së cilës përllogariten edhe kontributet. Për ministrin Ahmetaj, kjo është një nga mënyrat për të bindur fermerët që të përmbushin detyrimet.

“Meqenëse subvencioni nga buxheti i shtetit është shumë më i madh për fshatin sesa është në qytet, nuk ka arritur të tërheqë në skemë aq sa do të donim të tërhiqnim. Deficiti në skemë nga pjesa e fermerit është shumë i madh. Besoj se në 2 muajt që vijnë do të sjellim ndryshime ligjore për mbylljen e problematikës serioze në fshat. Një nga mënyrat është që pagën minimale, që është bazë e kontributit, përderisa në fshat nuk ka atë dëshirë për t’u paguar, ta ulim dhe ta bëjmë pak më shumë se gjysma e pagës minimale që baza në fshat të jetë më e ulët”, bëri me dije ministri.

Por aplikimi i kësaj metode pritet të reflektohet në masën e përfitimit, çka do të thotë se pensionet e lidhura do të jenë në kufirin e pensionit social, pra rreth 7 mijë lekë të rinj në muaj. Vetëm në këtë mënyrë qeveria do të ruante arkën, duke e shpë- tuar buxhetin nga deficiti.

KONTRIBUTET

Në maj të këtij viti, paga minimale u rrit me 9%, përkatësisht nga 22 mijë, është bërë 24 mijë lekë në muaj. Po me 9% kanë shënuar rritje edhe vlerat përkatëse të kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore, për të gjitha kategoritë e punonjësve, ku përfshihen edhe të vetëpunësuarit. Në nivelin e pagës minimale, shuma e kontributeve shoqërore dhe shëndetësore është 6.696 lekë në muaj.

Ndërsa për të vetëpunë- suarit 7.150 lekë çdo muaj, ose 85.800 lekë në vit. Kjo rritje është reflektuar edhe në faturën vjetore që të vetëpunë- suarit në fshat detyrohen të paguajnë për efekt pensioni. Kështu, të vetëpunësuarit në fshat paguajnë më tepër sigurime shoqërore për efekt pensioni, përkatësisht nga 38.400 lekë në vit deri më tani, aktualisht paguajnë 42.168 lekë.

Por sërish ka një diferencim mes pagesave vjetore që kryhen nga të vetëpunësuarit në fshat, në raport me ata që jetojnë në qytet. Në këtë mënyrë, fermerët nuk paguajnë njësoj kontribute, në raport me të vetëpunësuarit në qytet.

Ky “lëshim” sipas ISSH-së është bërë me qëllim përfshirjen e sa më shumë fermerëve në skemën e sigurimeve shoqërore. Ndonëse në kushte jo të barabarta, të vetëpunësuarit në bujqësi dhe vetëpunë- suarit në qytet trajtohen njësoj nga ligji i sigurimeve shoqërore, sepse diferencën e kontributeve të tyre e paguan buxheti i shtetit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura