Varianti Delta i koronavirusit në Shqipëri, reagon ministrja Ogerta Manastirliu: Të izolohet çdo rast i dyshimtë

Jul 25, 2021 | 15:40
SHPËRNDAJE

manastirliu

Pas konfirmimit të variantit Delta të koronavirusit në Shqipëri, ka reaguar Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Përmes një postimi në rrjete sociale, ajo thotë se varianti Delta u konfirmua nga laboratori i referencës Charite në Berlin.

Ministrja thotë se duhet bërë izolim i menjëhershëm i rasteve të dyshimta dhe të respektohen masat.

Një apel ka dhe për qytetarët duke i kërkuar që të vaksinohen sa më parë.

“Konfirmimi i prezencës së variantit Delta në Shqipëri nga laboratori i referencës Charite në Berlin, kërkon nga të gjithë respektim rigoroz të masave parandaluese, izolim të menjëhershëm në rast dyshimi dhe konfirmimi të virusit #Covid19 dhe mbi të gjitha VAKSINIM • VAKSINIM • VAKSINIM, si arma më e fuqishme për të frenuar përhapjen e virusit dhe për të shpëtuar jetë” – shkruan Manastirliu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura