Adolfo Sormani ka edhe dy vite kontratë me Partizanin, por trajneri italian mund ta paguajë edhe nga sinqeriteti i tij, ku në rrëfimin e tij para disa ditësh në “Rubrika Sportive”, tregoi të gjitha gabimet që kanë ndodhur në ndërtimin e Partizanit të këtij edicioni.
Në kampin e kuq ekziston një bindje që Sormani nuk do të jetë trajner i skuadrës së sezonit të ri, por klubi pritet që ta mbajë italianin në organikë. Prej kohësh është thënë se me përfundimin e shtëpisë së re, Adolfo Sormani pritet që të spostohet nga trajner i parë i skuadrës në drejtor të akademisë së klubit.
54-vjeçari gëzon besimin e plotë të presidentit Demi dhe kjo ka qenë arsyeja që ai ka mbijetuar edhe pas 5 humbjeve radhazi.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al