Vapë përvëluese/ IGJEUM paralajmëron: Rrezik i lartë në këto qarqe. Kur nis shiu

Aug 12, 2019 | 14:00
SHPËRNDAJE

Vape perveluese, temperatura te larta dhe rrezik i madh per zjarre ne disa qarqe te vendit.

vape

Vala e te nxehtit nuk ka kaluar, nderkohe qe Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, (IGJEUM) ne buletinin e fundit te publikuar per sot dhe parashikimin per neser, paralajmeron per kujdes te shtuar.

“Pritet rrezik “I LARTË’’ në qarqet Fier, Berat, Vlorë dhe Gjirokastër dhe rrezik “I MODERUAR’’ në qarqe te tjere sa i takon zjarreve ne pyje”- thuhet ne buletinin e IGJEUM.

Sa per temperaturat, ato neser pritet te shkojne 40 °C ne vendet e uleta.

Por temperaturat do të fillojnë të ulen nga e mërkura 14 gusht kur raportohet se do të ketë edhe reshje shiu.

“Parashikohet që këto valë të të nxehtit të mbeten prezentë edhe ditën e martë, ndërsa dita e mërkurë, duke filluar nga mesdita do të sjellë vranësira dhe shira në pjesën më të madhe të territorit duke sjellë edhe rënie të temperaturave të paktën 4 gradë celsius, duke bërë që ditët e mbetura të muajit gusht të mbyllen rreth vlerës 33 gradë celsius në përgjithësi, 15 ditët e fundit të muajit gusht, pra në vlera normale klimatike”, tha meteorologia sot per News 24.

ZJARRET NË PYJE

Sot pasdite (e hënë, dt.12) dhe nesër (e martë, dt.13) pritet rrezik “I LARTË’’ në qarqet Fier, Berat, Vlorë dhe Gjirokastër dhe rrezik “I MODERUAR’’ në qarqet e tjerë (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në disa qarqe pritet rrezik “I LARTË’’ vetëm në zona të kufizuara, konkretisht në qarqet: Shkodër (Lindje), Kukës (Perëndim) Dibër (Lindje- Perëndim), Tiranë (Jug-Lindje), Durrës (Jug), Elbasan (Lindje) dhe Korçë (Jug).

RESHJET Sot pasdite (e hënë, dt.12) dhe nesër (e martë, dt.13) nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT

Nesër (e martë, dt.13) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 23 / 36 °C

në vendet e ulëta: 23/ 40 °C

në vendet malore: 18 / 35 °C.

ERA Sot pasdite (e hënë, dt.12) dhe nesër (e martë, dt.13) era do të fryjë e lehtë deri mesatare në gjithë vendin.

buletini buletini1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura