Van Basten te Milani, Alegri drejt largimit

Nov 30, 2012 | 12:11
SHPËRNDAJE

Fakti që në vizitën e tij në Milano Van Basten qëndroi gjatë, duke biseduar me administratorin Adriano Galiani dhe mbi të gjitha me presidentin Silvio Berluskoni, ka bërë që media holandeze t’i hyjë më thellë kësaj çështjeje. Këtyre burimeve u është dukur absurd fakti që ish-milanisti, duke qenë se nuk e ka nisur mirë aventurën e tij te Herenveni, t’u këshillojë drejtuesve italianë blerjen e yllit të skuadrës së tij, Filip Djuriçiç dhe shumë emra të talenteve të tjera që luajnë në kampionatin holandez, si Marko Van Ginkel dhe të tjerë. Pas këtij afrimi të menjëhershëm dhe të papritur, sipas medias holandeze, prapa fshihet rikthimi i shpejtë i Van Bastenit në Milano, saktësisht verën e ardhshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura