Valentina Leskaj pjesë e Bordit të Lëvizjes së Anti-Semitizmit (CAM)

Sep 15, 2020 | 20:35
SHPËRNDAJE

Ish-ministrja, Valentina Leskaj, është bashkuar me Bordin Këshillëdhënës të Lëvizjes Kundër Anti-Semitizmit (CAM).

leskajj-567x350

Lëvizja e Luftimit të Anti-Semitizmit (The Combat Anti-Semitism Movement -CAM) njoftoi sot se ish-ministrja e qeverisë shqiptare, Valentina Leskaj është bashkuar me Bordin e saj Këshillëdhënës. Leskaj bëhet anëtari i parë mysliman i bordit dhe bashkohet me një listë mbresëlënëse të këshilltarëve që ndihmojnë organizatën të drejtojë luftën kundër antisemitizmit në të gjithë botën.

Leskaj ishte Anëtare e Parlamentit Shqiptar nga 2002 në 2017. Gjatë asaj kohe, midis një numri rolesh të lartë, ajo shërbeu si Ministre e Punës dhe Çështjeve Sociale, Zëvendëskryetare e Parlamentit dhe Nënkryetare e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Nga 2013-17, ajo ishte Presidente e Grupit të Miqësisë Shqipëri-Izrael në Parlamentin Shqiptar dhe kryetare e Parlamentit Shqiptar në Këshillin e Evropës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura