Vala e dytë e pandemisë/ Turqia shënon numrin më të lartë të viktimave, ja sa raste të reja u shënuan në 24 orët e fundit

Dec 5, 2020 | 18:35
SHPËRNDAJE

Turqia ka shënuar sot numrin më të lartë të viktimave në valën e dytë të pandemisë, me 196 vdekje.

turqi

Kështu numri i viktimave që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 14,705.

Po ashtu Turqia regjistroi edhe 31,896 raste të reja, përfshirë ato asimptomatike, në 24 orët e fundit.

Një numër më i ulët ky se ai i djeshëm, kur u shënuan 32,736 të infektuar, numri më i lartë ditor i raportuar nga Ankaraja që nga fillimi i pandemisë në Mars.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura