Vaksina ruse do të prodhohet shumë pranë Shqipërisë! Ja kush është vendi ballkanik, i pari në Evropë

Apr 15, 2021 | 12:01
SHPËRNDAJE

Vaksina ruse Sputnik V do të fillojë të prodhohet në Serbi. Autoritetet shëndetësore në Rusi kanë njoftuar se prodhimi do të nisë në 20 maj.

vaksina ruse

“Serbia është bërë vendi i parë në Evropën Jugore që prodhon Sputnik V,” tha në një deklaratë Fondi Rus i Investimeve, i cili ka mbështetur edhe financimin e vaksinës.

Sipas Fondit Rus, vaksina mund të eksportohet në vendet e tjera në rajon në një fazë të mëvonshme.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç pritet të vizitojë sot Institutin Torlak të Beogradit, ku do të prodhohet vaksina.

Deri më sot vaksina ruse prodhohet vetëm në Rusi dhe Bjellorusi dhe e kanë aplikuar disa vende, mes tyre edhe Shqipëria.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura