Vajza shqiptare humb kuletën sapo shkon në Itali, por i vjen një sms në FB dhe gjithçka ndryshon

Oct 6, 2017 | 14:25
SHPËRNDAJE

Një vajzë e re shqiptare e cila kishte shkuar në Itali të takonte të vëllanë, është gjendur para një situate të vështirë, por edhe të bukur.

kuleta

Ajo kishte humbur kuletën brenda të cilës kishte 500 euro si dhe dokumentet e tjera.

Por këtë e ka gjetur një adoleshent italian, i cili pa u menduar dy herë e ka dorëzuar atë në polici.

Siç shkruan “Ansa”, kuleta e gjetur nga 17-vjeçari italian i përkiste një vajze shqiptare, 20-vjeçare.

Ngjarja është regjistruar në San Fruttuoso të Gjenovës. Pasi adoleshenti kishte dorëzuar kuletën në polici, kjo e fundit kishte arritur të komunikojë me vajzën shqiptare përmes rrjetit social “Facebook”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura