Vajza nga Përmeti, Miss Massachusetts USA Polikseni Manxhari, studentja e Psikologjisë, do të konkurrojë vitin e ardhshëm për kurorën e Miss USA 2015

Dec 1, 2014 | 14:52
SHPËRNDAJE

Përmetarja Polikseni Manxhari është shpallur “Miss Massachusetts USA” dhe vitin e ardhshëm do të konkurrojë në Miss USA 2015. Sipas gazetës “Illyria”, Polikseni është vajza e dy mërgimtarëve shqiptarë, Arben dhe Alma Manxhari. Konkursi për shtetin Massachusetts u mbajt në Lowell University në Tewksbury. Siç bën të ditur faqja zyrtare e konkursit, Polikseni është diplomuar në Shkollën e Mesme rajonale në Wachusett dhe tani studion për Psikologji në Northeastern University. Ajo ka punuar për “Samaritans, Inc” dhe, ndërsa ndjek shkollën, punon paralelisht në departamentin e burimeve njerëzore si koordinatore rekrutimi për New England Team, Inc. Kjo nuk është gara e parë e bukurisë, në të cilën merr pjesë vajza nga Shqipëria. Por është më e suksesshmja në jetën e saj dhe që e bën automatikisht konkurrente për “Miss USA 2015”. Dy shqiptaro-amerikane kanë arritur më parë në këtë finale, por nuk e kanë fituar dot kurorën e mbarë Amerikës. Kësaj here është radha e Poliksenit. Vetëm dy vajza nga Massachusetts janë kurorëzuar në histori si “Miss USA”. Bashkë me kurorën, Polikseni ka edhe çmime të tjera, një nga të cilat është një bursë prej 45,600 dollarësh nëse pranon të shkojë në Lindenwood University në St. Charles, Missouri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura