Vajza hiqej si mashkull dhe mashtronte të miturat në rrjete sociale, u takonte prindërit dhe i prekte në …

Jan 10, 2020 | 16:57
SHPËRNDAJE

Një 21-vjeçare maskohej si djalë adoleshent për të sulmuar seksualisht vajzat. Gemma Watts iu prezantua vajzave në mediat sociale me emrin “Jake Waton” dhe iu tha se ishte 16-vjeç. Watts gjithashtu shkëmbeu foto intime me ato përpara se ti takonte në vendndodhje të ndryshme në të gjithë Anglinë.

Ajo u shpall fajtore në Winchester Crown Court për sulm seksual të katër vajzave dhe u dënua me 8 vite burg.

Policia beson se Watts ka sulmuar deri në 50 vajza në total.

21-vjeçarja ishte maskuar si mashkull dhe foton e saj e vendosi foto profili në Snapchat dhe Instagram nën emrin Jake dhe shënjestroi vajza të moshës 13 deri në 16 vjeç.

Ajo u dërgoi mesazhe dhe foto intime përpara se të udhëtonte për t’i takuar.

Policia tha se vajzat e mitura mendonin se ishin në një lidhje me një djalë adoleshent derisa zbuluan se bëhej fjalë për një vajzë të rritur.

Ajo ishte aq bindëse si “Jake” sa madje takoi dhe kaloi kohë edhe me prindërit e disa prej vajzave.

Dy prej vajzave që ranë viktimë e Watts kishin bërë disa përpjekje vetëvrasjeje për shkak të përvojave të tyre.

Një vajzë 14-vjeçare tha që zemra e saj gati shpërtheu kur mësoi të vërtetën për Watts nga policia.

“Bota ime u ndal, unë në fakt pushova së marri frymë, e doja aq shumë,“- tha ajo.

Watts pranoi se ishte në një lidhje me një vajzë 13-vjeçare nga Plymouth, dy vajza 14-vjeçare nga Surrey e Hampshire, si edhe një 16-vjeçare nga West Midlands.

Policia tha se Watts prekte me duar në vendet intime vajzat në momentet që qëndronte me to. Në një rast, një prej vajzave që kishte tentuar të prekte organet gjenitale të 21-vjeçares ishte mashtruar pasi ajo kishte vendosur një numër çorapesh të mbështjella fort.

Sipas gjykatës, Gemma prekte vajzat në vendet intime për kënaqësinë e saj seksuale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura