Vajza e dehur, sherr me të dashurin. Rreh policen pasi tentoi t’i ndajë

Feb 7, 2016 | 10:56
SHPËRNDAJE

Arrestohet një 27-vjeçare, e cila pas një zënke në gjendje të dehur me ish-të fejuarin e saj kundërshtoi dhe goditi një efektive policie që ndërhyri në konfliktin e tyre.

Policia-Durres Sipas Policisë, Sonila Budini ka qëlluar me grushte, kokë dhe shkelma punonjësen e policisë gjatë kohës që ajo po e shoqëronte në komisariatit, pasi kishte prishur rendin dhe qetësinë me veprimet e saj në rrugë.

Burime nga grupi hetimor thanë se 27-vjeçarja ishte duke u përplasur verbalisht dhe fizikisht me ish-të fejuarin pranë stadiumit “Niko Dovana”, ndaj policia e kishte shoqëruar në komisariat për të dhënë sqarime.

“Pas një konflikti në lagjen Nr.18, shtetësia e mësipërme, gjatë shoqërimit në ambientet e komisariatit ka kundërshtuar dhe goditur punonjësen e policisë. Gjatë testit të alkoolit ka rezultuar në masën 0.47 mg/l”, bëri të ditur Policia.

Sipas të dhënave, çifti kishte rreth një muaj që ishin ndarë. Ata kishin qenë të fejuar dhe dyshohet se janë takuar në rrugë duke i kërkuar njëri-tjetrit shpjegime fundin e kësaj lidhjeje. Por sherri ka precipituar dhe policia është afruar për t’i ndarë ata.

Vajza është shoqëruar për në komisariat duke kundërshtuar ashpër, duke dhunuar efektiven dhe duke i shkaktuar dëmtime të rënda, por fatmirësisht pa pasoja për jetën.

Leonidha Musaj

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura