“Ushtronin aktivitetin tregtar pa kupon dhe prisnin pyjet”/ 7 persona procedohen penalisht në Korçë, sekuestrohen edhe…

May 14, 2021 | 15:36
SHPËRNDAJE

Polica e Korçës ka proceduar penalisht 7 persona, të cilët akuzohen për fshehje të të ardhurave dhe për prerje të paligjshme të pyjeve. Gjithashtu autoritete policore kanë sekuestruar 73 metër sterë dru zjarri pa leje.

dru

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, kanë ushtruar kontrolle të vazhdueshme, me qëllim vënien përpara përgjegjësisë të shkelësve të ligjit.

“Nga strukturat e mësipërme, u referuan materialet hetimore pranë Prokurorive, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave” për shtetasit A. M., 63 vjeç, A. Sh., 49 vjeç, E. M., 34 vjeç dhe D. B., 20 vjeç, banues në Korçë dhe Pogradec.
Këta shtetas në bizneset e tyre (bar-kafe, fast-food, piceri) në qytetet e Korçës dhe Pogradecit, ushtronin aktivitetin tregtar, pa lëshuar kuponin tatimor.
Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi A. Xh., 34 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, pasi në këtë fshat, gjatë kontrollit të ushtruar në fushën e druve në pronësi të tij, u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 69 m sterë dru zjarri, pa leje.
Si edhe shtetasit E. Sh., 56 vjeç, banues në fshatin Bishnicë, Pogradec dhe R. M., 52 vjeç., banues në fshatin Osnat, Pogradec, të cilët u kapën me mjetet e tyre duke transportuar lëndë drusore pa dokumentacionin përkatës” thuhet në njoftim.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura