Ushtria ukrainase e godet me predhë, helikopteri rus shpërthen në flakë dhe rrëzohet! Shihni pamjet

Apr 2, 2022 | 19:40
SHPËRNDAJE

Këto janë pamjet e një helikopteri ushtarak rus që është goditur nga forcat ukrainase dhe rrëzohet.

Sipas BBC, ushtria ukrainase ka qëlluar helikopterin me një predhë me shpejtësi të lartë të modelit “StarstreaK”.

Këto armë kanë ardhur nga Britania e Madhe si pjesë e ndihmës së saj ushtarake në Ukrainë.

Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Ben Wallace, konfirmoi në mars se Mbretëria e Bashkuar kishte furnizuar Ukrainën me raketa anti-ajrore.

Ministria e Mbrojtjes ka refuzuar të komentojë pamjet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura