Ushtari shqiptar ndërron jetë në Afganistan në rrethana të paqarta

Jan 20, 2021 | 0:10
SHPËRNDAJE

Një ushtar shqiptar ka humbur jetën në Afganistan në rrethana ende të paqarta.

Ushtaret komando, gjate ceremonise se percjelljes se dy kontingjenteve te trupave ushtarake shqiptare ne misione paqeruajtese ne Afganistan dhe ne Cad.
FOTO ilustruese

News 24 bën me dije se bëhet fjalë për ushtarakun me iniciale XH.I. I ndjeri ndodhej me mision paqeruajtës në provincën e Heratit.

Ushtari është i katërti që humb jetën në misionet paqeruajtëse jashtë vendit në kuadër të Forcave të Armatosura.

Në muajin shkurt të vitit 2012, mbeti i vrarë në Afganistan, kapiten Feti Vogli.

Ndërkohë, në vitin 2019 ranë në krye të detyrës gjatë misionit të NATO-s në Letoni major Klodian Tanushi dhe Zarife Hasanaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura