‘Ushtari’ i Lul Berishës lihet në burg, miku i tij detyrim paraqitje. U kapën me armë në Porche (FOTO)

Oct 6, 2017 | 10:57
SHPËRNDAJE

Marjel Fierza dhe Genti Ndrejaku, personat që shihni në foton më poshtë dolën sot në Gjykatën e Durrësit për masë sigurie pasi u arrestuan pak ditë më parë në kuadër të operacionit “Vjeshtë 2017” në Durrës, pasi lëvizin të armatosur me një makinë tip “Porche”. Fierza u la ne burg ndersa Ndrejaku detyrim paraqitje.

ushtari-i-lul-berishes

Ata akuzohen për “armëmbajtje pa leje”. Marjeli njihet për lidhjet me kreun e bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, ndërsa një raport i Minstrisë së Brendshme e cilëson atë si “ushtar” të këtij të fundit.

RAPORTI I MB-SË PËR TË FORTIN

Një raport i Ministrisë së Brendshme, i publikuar në prill të vitit 2016 tregon se 30-vjeçari Marjel Fiera është “ushtar” i Lul Berishës, njeriu që e drejtoi për 10 vjet me radhë “Bandën e Durrësit” mes vrasjesh, trafiqesh drogës dhe armëve.

Raporti fliste për bashkim të Berishës me Emiljano Shullazin. Në të jepeshin të dhëna se aktiviteti i dy kapobandave ishte ai i gjobitjes së disa personave, biznesmenë të njohur në fushën e basteve sportive, tregtisë së kafesë dhe tregtisë së naftës.

Dokumenti sekret saktësonte se Lul Berisha e drejtonte bandën e tij nga burgu dhe i delegonte urdhërat tek njerëz të besuar si Julian Meçaj e Marjel Fierza, Mond Çekiçi, e Plarent Dervishaj, për të cilin në prill të 2015 Apeli i Krimeve të Rënda i ka pushuar të gjitha akuzat.

“Pjesë e gupit të bashkuar janë Lulzim Berisha “Luli”, Emiljano Shullazi “Mili”, Plarent Dervishaj “Lenti”, Edmond Koçi, ose “Mond Çekiçi”, Marjel Fierza, Julian Meçaj, Gilmando Dani dhe Blerim Shullazi”, thuhet në raport.

Njoftimi i policise

Durrës.

Zbatim i Plan- Operacionit “Vjeshtë 2017”.

Policia e Durrësit sekuestron 2 armë zjarri, një makinë dhe telefona celularë.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas.

Efektivet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, në zbatim të Plan- Operacionit “Vjeshtë 2017” në bazë të informacioneve nga strukturat policore për mbajtjen nën kontroll dhe goditjen e grupeve kriminale kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:

• Marjel Fierza 30 vjeç, banues në Durrës;

• Genti Nderjaku 34 vjeç, banues në Durrës.

Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip ‘Porche’, me drejtues shtetasin Marjel Fierza u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

• 2 armë zjarri pistoletë tip Beretta;
• automjeti tip Porche dhe
• 6 telefona celularë.

Kontrollet do të vijojnë edhe në ditët në vijim nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.

Per çdo informacion qytetaret mund te telefonojne falas ne numrin 129, Policia ju garanton anonimatin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura