Urinoni shpesh gjatë natës? Mjekët zbulojnë problemet shëndetësore nga të cilat mund të vuani

Oct 30, 2021 | 17:49
SHPËRNDAJE

Shumica e njerëzve e kanë përjetuar bezdinë e zgjimit në mes të natës për të urinuar, por pse ndodh kjo? Pirja e shumë lëngjeve para gjumit sigurisht që mund të kontribuojë, por mund të ketë arsye të tjera që ju bëjnë të shkoni rregullisht në tualet gjatë natës, shkruan “The Sun”.

urinim

Pse urinoni kaq shumë gjatë natës?

Shkaqet më të zakonshme janë pirja e shumë lëngjeve para se të shkoni në shtrat dhe problemet që lidhen me gjumin, pasi ka më shumë gjasa të keni nevojë të urinoni kur jeni zgjuar.

Një shkak tjetër mund të jetë edhe ndryshimi hormonal. Me kalimin e moshës trupi prodhon më pak hormon anti-diuretik, një kimikat që e ndihmon atë të mbajë lëngun, duke shmangur nevojën për të shkuar shpesh në tualet gjatë natës.

Ndryshimet e prostatës mund të jenë një faktor tjetër, pasi gjëndrat rriten me kalimin e moshës dhe ushtrojnë presion mbi uretrën. Një tjetër arsye pse urinoni shpesh gjatë natës mund të jetë edhe infeksioni i fshikëzës së urinës.

Sëmundjet e zemrës mund të jenë një tjetër shkak. Kur zemra dhe qarkullimi i gjakut dobësohen, do të vini re ënjtje të kyçit të këmbës. Ndërsa jeni shtrirë ose i keni këmbët në ajër, lëngu nga kjo ënjtje absorbohet në qarkullimin e gjakut dhe më pas largohet me anë të veshkave, gjë që ju nxit të urinoni.

Diabeti ndikon gjithashtu në zgjimin e shpeshtë gjatë natës për të urinuar. Kjo për shkak se nivelet e larta të sheqerit në gjak ju bëjnë të pini shumë ujë dhe fshikëza irritohet.

Si mund të ndaloni urinimin gjatë natës?

Ka disa masa paraprake që mund të merrni për të reduktuar shpeshtësinë e nevojës për urinim gjatë natës. Sipas Healthline, këtu përfshihen:

Shmangia e pijeve që përmbajnë kafeinë ose alkool.

Ruajtja e një peshe të shëndetshme për të mos ushtruar presion mbi fshikëzën.

Gjumi pasdite.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura