Urdhër për reduktim operacionesh në spitale? Ja çfarë thotë ministrja Manastirliu

SHPËRNDAJE

manastirliu

“Nuk ka urdhër për reduktim operacionesh, ka racionalizim, optimizim dhe siguri për qytetarët”.

Keshtu ka deklaruar sot ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ne pergjigje edhe te akuzave dhe denoncimeve te bera lidhur me nje urdher per reduktimin e numrit te nderhyrjeve kirurgjikale.

Sipas Manastirliut, vetëm në 9 muajt e parë të këtij viti janë kryer më shumë se 47 mijë ndërhyrje kirurgjikale me instrumentat e rinj dhe sterilizimin me standardet më të larta.

“Jemi të gjithë dëshmitarë, ju të parët për atë që padyshim mund të konsiderohet një moment kthese për kirurgjinë shqiptare – instrumentet njëpërdorimëshe dhe sterilizimi me metoda bashkëkohore. Më shumë se 194 mijë ndërhyrje kirurigjikale në 153 salla operacionesh të sterilizuara janë realizuar me standardet më të larta që prej fillimit të sterilizimit. Vetëm për 9 mujorin e 2019 janë kryer 47,241 ndërhyrje kirurgjikale”, tha Manastirliu, gjate fjales se mbajtur ne Konferencën e Kirurgjisë.

Manastirliu në fjalën e saj tha se sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë infeksionet spitalore janë ulur me dy here, duke shtuar se falë investime në spitalet rajonale sot qytetarët mund të kryejnë ndërhyrje të sukseshme afër vendbanimit pa qenë nevoja të vijnë deri në Tiranë.

“Nuk është e largët dita kur spitalet rajonale, për të mos folur për spitalet bashkiake, ishin vecse përcjellëse të pacientëve drejt spitaleve të Tiranës. Sot, jo vetëm po funksionojnë por kanë rritur performancën e tyre dhe të dhënat na japin të drejtë. Vetëm gjatë vitit të fundit, krahasuar me një vit më parë, spitalet rajonale i kanë rritur me 20% ndërhyrjet e kompleksitetit të mesëm. Vetëm në këto 9 muaj 17,300 pacientë kanë kryer ndërhyrjet kirurgjikale afër vendbanimit. Ndërkohë që shfryrja e spitaleve të Tiranës i ka dhënë mundësi të rriten me 10% ndërhyrjet e kompleksiteti te lartë në spitalet universitare”, tha gjatë fjalës së saj ministrja.

Ministrja e Shëndetësisë lajmëroi në Konferencën e Kirurgjisë se shumë shpejt do të hapet investimi më I rëndësishëm për kirurgjinë në dekadat e fundit, spitali i ri kirurgjikal në QSUT, me 7 salla operacioni, 120 shtrëtër dhe pajisje mjekësore të teknologjisë së lartë.

Te lidhura


Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.