Urdhër-arresti i SPAK për Vangjush Dakon, ish-kryebashkiaku i Durrësit akuzohet për ‘shpërdorim detyre’ lidhur me një pallat që pësoi dëmtime nga tërmeti

Jun 6, 2023 | 20:02
SHPËRNDAJE

Të tjera detaje kanë dalë lidhur me urdhër-arrestin e lëshuar nga SPAK ndaj ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dakos.

dxkk

Sipas burimeve për Panorama TV, bëhet me dije se Dako akuzohet për shpërdorim detyre, në lidhje me një pallat 11 katësh të ndërtuar në qendër të qytetit të Durrësit, godinë e cila pësoi dëme të mëdha nga tërmeti i vitit 2019.

Banorët kanë bërë kallëzim për zotin Dako dhe ish zyrtarë të tjerë për vrasje masive të mbetur në tentativë në vitin 2020.

Gjithashtu mësohet se hetimi i SPAK për Dakon është shtrirë edhe në verifikimin e pasurisë duke kërkuar verifikime nga institucione të ndryshme.

Ndërkohë bëhet me dije se hetuesit dhe efektivët e policisë ndodhen në banesën e Dakos për kontroll.

WhatsApp Image 2023-06-06 at 20.00.11

WhatsApp Image 2023-06-06 at 20.00.33

WhatsApp Image 2023-06-06 at 20.01.02

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura