“Unë e bëra”, autori i masakrës së Stambollit sot para gjyqit, vrau 39 persona në klubin e natës

Dec 11, 2017 | 7:43
SHPËRNDAJE

Nis sot gjykimi për uzbekun, Abdulkadir Masharipov, i cili u arrestua pasi pranoi se ishte ai qe vrau 39 persona në një klub nate në Stamboll, gjatë sulmit te pegjakshem qe ndodhi  natën e Vitit të Ri.

This handout picture released by the Turkish police and taken from Dogan News Agency on January 16, 2017 shows the main suspect in the Reina nightclub rampage captured by Turkish police after a gunman killed 39 people, including many foreigners, in an attack at an upmarket nightclub in Istanbul where revellers were celebrating the New Year.  Turkish police late on January 16, 2017 caught the attacker who shot dead 39 people on New Year's night at an Istanbul nightclub, state-run TRT television reported. The alleged attacker was found along with his four-year-old son in an apartment in the Esenyurt district of Istanbul after a massive police operation, TRT reported.  / AFP PHOTO / DOGAN NEWS AGENCY / Handout /  - Turkey OUT / RESTRICTED TO EDITORIAL USE - MANDATORY CREDIT "AFP PHOTO / DOGAN NEWS AGENCY / TURKISH POLICE" - NO MARKETING NO ADVERTISING CAMPAIGNS - DISTRIBUTED AS A SERVICE TO CLIENTS

Pas sulmit, Shteti Islamik e ka marrë përgjegjësinë.

Masharipov mund të përballet me 40 vite burg, derisa pritet që gjykimi të nisë nën masa të rrepta të sigurisë në burgun në Silivri afër Stambollit.

Në mesin e akuzave me të cilat përballet ai janë, “tentim për të shkatërruar rendin kushtetues”, “anëtarësim në një organizatë terroriste”, dhe “vrasje e më shumë se një personi”.

Ai është njëri prej 57 të dyshuarve që pritet të gjykohet gjatë ditës së sotme, lidhur me akuzat për masakrën dhe për pjesëmarrje në një rrjet terrorist.

Në mesin e të akuzuarve është edhe gruaja e Masharipovit, Zarina Nurullayeva, e cila dyshohet se ka bashkëpunuar dhe mund të dënohet me burg njesoj si burri i saj.

Autoritetet e kishin identifikuar vendndodhjen e Masharipovit 17 ditë pas sulmit.

Në këtë rast ishin angazhuar 2,000 zyrtarë policorë dhe ekspertët kanë thënë se të dhënat që ai ka dhënë, u kanë ndihmuar autoriteteve policore që të shaktërrojnë një rrjet të gjerë ekstremist në Stamboll.

Masharipov ka hyrë në një klub nate dhe me armë AK-47, ka gjuajtur drejt personave që ishin brenda klubit.

Prokurorët kanë thënë se Masharipov është trajnuar në Afganistan dhe ka rrëfyer se ka pranuar të kryejë sulmin, pasi ka marrë urdhra nga qyteti Raka, kryeqyteti i vetëdeklaruar nga grupi militant, Shteti Islamik.

Shteti Islamik, i cili është fajësuar për disa sulme terroriste, disa prej tyre në Evropë, është larguar nga qyteti Raka dhe ka humbur pjesën më të madhe të territorit që ka pasur në Siri dhe Irak.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura