“Ulje e përvitshme e taksave të naftës”, Frida Krifca zbulon objektivat e Bujqësisë: Do të japim 50 milonë euro për fermerët!

Sep 16, 2021 | 15:57
SHPËRNDAJE

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, zbuloi nga foltorja e Kuvendit ditën e sotme objektivat në fushën e Bujqësisë nga ana e qeverisë gjatë mandatit 2021-2025 .

frida krifca

Krifca theksoi se në dispozicion të fermerëve do të vendosen 50 milionë euro, të cilat do të jepen në formë mbështetjeje të drejtëpërdrejtë. Krahas kësaj ajo u shpreh se do të ketë një heqje të taksave për naftën, përmes një skeme vjetore.

“Fokusi do të jetë patjetër në produktetet dhe në prodhimin primar, ku do të ketë një mbështetje të drejtëpërdrejtë për fermerët. Me 50 milionë euro mbështetje, e cila do të vi në formën e mbështetjes së drejtëpërdrejtë, por dhe me heqjen e taksave për naftën, e cila është një skeme që do të vijojë vit pas viti.

Ndërkohë që në programin IPARD 3 që ne do të marrim akreditimin shumë shpejt në vitin 2022, kur ky program fillon, kemi rritur vlerën e financimit në 146 milionë euro, pasi kemi mësuar fermerin shqiptar si të aksesojë fondet e Bashkimit Evropian, duke e çuar bujqësinë në një nivel tjetër”, tha Krifca.

Për sa i përket planit në fushën e peshkimit, ministrja e Bujqësisë theksoi se ndihma në këtë sektor do të vijë përmes një programi fiskal, ku TVSh-ja do të zerohet për 27 zëra doganorë të Peshkimit.

Gjithashtu Krifca u shpreh se do të rriten eksportet për produktet e përpënuara të peshkimit, kjo falë dhe marrjes së investimee në këtë sektor nga programi IPARD 3.

“Pyetja tjetër është për peshkimin, mbështetja aty do të vijë përmes një programi fiskal, ku TVSh-ja zerohet për 27 zëra doganore të peshkimit, zerohet për rrjetat, anijet, pajisjet elektronike, frigoriferët, motorët e anijeve, dhe bordet e anijeve.

Gjithashtu synimi është rritja e kuotave të eksporteve drejt BE-së për açuken e përpunuar. Industria përpunuese e peshkimit është pjesë e programit IPARD 3 me 146 milionë euro, gjë që nuk ka qenë më parë. Ndërkohë që synojmë forcimin e infrastrukturës portuale përmes investimeve në merkatot e peshkut, akuakulturë dhe nxitjen e kultivimit të troftës që është mjaft e kërkuar nga tregjet e huaja”, përfundoi ministrja e Bujqësisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura