Ukrainë, opozita në protestë: Të dorëhiqet qeveria

Nov 30, 2013 | 17:03
SHPËRNDAJE

Opozita në Ukrainë ka kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe presidenciale. Kërkesa vjen pas aksionit të sotëm policor, për të shpërndarë me forcë protestuesit pro-evropianë.

Opozita po ashtu ka bërë thirrje për grevë të përgjithshme. Dhjetëra persona kane mbetur te lënduar pasi policia ka përdorur shufrat e gomës për të shpërndarë turmën protestuese nga Sheshi i Pavarësisë në Kiev. Mijëra protestues raportohet të jenë rimbledhur sërish në Kiev.

Të premten, rreth 10,000 protestues kanë kërkuar dorëheqjen e presidentit Viktor Yanukovych, i cili ka refuzuar nënshkrimin e një marrëveshjeje të asociimit me Bashkimin Evropian.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura