“Ukraina i përket familjes evropiane”- Rama nga Kievi: Është detyra e BE-së t’i përgjigjet kërkesave të saj

Jun 15, 2022 | 19:27
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama nga Kievi ka deklaruar se Ukraina i përket familjes evropiane. Gjatë një konference me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe kryeministrin e Malit të Zi, Rama garantoi mbështetjen e Shqipërisë që Ukrainë të marrë statusin e vendit kandidat.

“Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut mbështesin kandidaturën në BE për Ukrainën. Kryeministri shqiptar Edi Rama tha më 15 qershor se Ukraina i përket familjes evropiane dhe Europa është e detyruar t’i përgjigjet kërkesës së Ukrainës për kandidaturë”, shkruajnë mediat në Ukrainë.

Mbështetja që tre vendet e Ballkanit Perëndimor dhanë per Ukrainen u theksua edhe nga Presidenti Zelensky.

“Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut mbështesin dhënien e statusit të vendit tonë kandidat për anëtarësim në BE. Në këtë rrugë evropiane, vendet tona nuk janë konkurrente, por vetëm plotësojnë dhe forcojnë aftësitë e njëri-tjetrit. Edi Rama dhe Dritan Abazovic, faleminderit për vizitën dhe bisedat produktive!”, shkruan Zelensky.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura