Uellsi befason Belgjikën, shkon në gjysmëfinale me Portugalinë

Jul 1, 2016 | 22:50
SHPËRNDAJE

Gjysmëfinalja e parë e Euro 2016 do të luhet mes Portugalisë së Kristiano Ronaldos dhe Uellsit të Garet Beil. Skuadra britanike ka siguruar vendin e saj mes katër skuadrave më të mira të turneut duke shkatërruar Belgjikën me rezultatin 3-1.2106

Belgët, të cilët para këtij turneu shiheshin nga shumëkush mes pretendentëve për fitoren, kaluan të parët në avantazh me anë të Naingolan i cili shënoi me një gjuajtje nga rreth 30 metra në minutën e 13.

Por Uellsi u zgjua pas përgjumjes së minutave të parë dhe falë një skeme në goditje nga këndi, gjeti barazimin me kapitenin Uilliams.

Në minutën e 54-t, Robson Kanu përfitoi nga një veprim amator i mbrojtjes belge për të shënuar i pashqetësuar në portën e Kurtua golin e avantazhit 2-1.

Belgjika provoi për shumë minuta të çante mbrojtjen e ngjeshur uellsiane, por pa sukses, ndërsa u godit nga një kundërsulm i shpejtë në minutën e 85, kur Vouks dërgoi topin me kokë në rrjetën e portës së Kurtua.

Kësisoj, Uellsi arriti të kualifikohet për herë të parë në gjysmëfinalet e një turneu madhor, por aty do t’i mungojë mesfushori Aron Ramsei, i cili plotësoi numrin e kartonëve të verdhë dhe është i pezulluar për atë sfidë.

Uells-Belgjikë 3-1

30′ Uilliams, 55′ Robson Kanu, 85′ Vouks / 12′ Naingolan

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura